Zyrtare, Ilir Meta kandidati i LSI për President

471

Për raundin e radhës për zgjedhjen e presidentit, që do të zhvillohet nesër, LSI ka tashmë një kandidat. Bëhej fjalë për kryetarin e kësaj force politike, Ilir Meta.

Rezultati del nga mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se në mbledhje, përveç Metës, 18 deputetët e  Lëvizjes Socialiste për Integrim,  kanë firmosur që Meta të jetë kandidat i LSI-së për president.

Pas dështimit të tre raundeve të para, nesër është raundi i katër për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.