Zjarret që prej disa ditësh kanë përfshirë pyjet e Bulqizës, përpos dëmeve të mëdha që kanë shkaktuar në masivin pyjor ka mbushur edhe luginën me tym, duke shkaktuar një ndotje të Madhe.
Situata paraqitet më e vështirë në orët e para të mëngjesit. Në të tillë kushte, komplikacionet shëndetësore janë të shumta, kjo më e përhapur tek të miturit, të moshuarit dhe njerëzit që kanë probleme respiratore (frymarrjen).
Aktualisht në zonën e Bulqizës ka disa fatra zjarri. Por më problematike, situata paraqitet në Bllacë, ku zjarri rrezikon edhe banesat. Banorët kanë deklaruar për bulqizaime.al se kanë luftuar përgjatë gjithë natës me flakët e zjarrit, por pa rezultat, pasi vatra është shumë e përhapur dhe jashtë kontrollit.
Gjithashtu situata nga zjarret është problematike edhe në njësinë administrative Fushë – Bulqizë, ku janë disa vatra zjarri që ka disa ditë që janë aktive, ku në fshatin Dushaj, në “malin e Temlës” zjarri po përhapet me shpejtësi.
Edhe pse me një situatë të tilla kaq problematike nga zjarret, nuk ka pasur as edhe një ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.
Në lidhje me zjarret, kontaktuar nga Bulqiza ime, përgjegjësi i Shtabit të Emergjencave në Bashkinë Bulqizë, refuzoi të jepte informacion.
/bulqizaime.al/