Zgjedhja e Presidentit të ri/ PS-LSI: Raundi i parë do “digjet”

319

Gramoz Ruçi është shprehur se raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri do të digjet.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së u ka bërë të qartë deputetëve në mbledhjen e grupit se raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit do të digjet pa asnjë kandidaturë, pasi synohet dhe konsensusi i PD.

Edhe LSI përmes kryetarit të grupit, Luan Rama është shprehur sot se pritet konsensusi edhe nga opozita për një emër të gjithëpranuar nga palët.

Seanca e parë për Presidentin do të zhvillohet nesër, por nisur nga deklaratat e shumicës pritet që të mos ketë surpriza, pasi PS dhe LSI kanë vendosur të digjet.

Megjithatë gjetja e një konsensusi do të jetë shumë e vështirë, pasi opozita e ka bojkotuar parlamentin prej mbi 60 ditësh, pasi kërkon qeveri teknike për të shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit.