Zerqan, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet nga Policia (FOTO)

692
Foto nga Policia e Dibrës

Zerqani është bërë qendër e lajmeve për Bulqizën ditët e fundit, për shkak të disa operacioneve që janë zhvilluar nga policia.

Sipas Policisë së Shtetit bëhet me dije se në zbatim të Planit Operacional “Vjeshtë 2017”, për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri; Efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në akse rrugore dhe ambjente të ndryshme për këtë qëllim.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara  është arrestuar shtetasi Mirsad Pepa, 26 vjeç që mbante dhe qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Arrestimi i tij u bë, pasi  shërbimet e policisë kanë marrë informacion se 26 – vjeçari mbante armë me vete dhe ishte strehuar në banesën e gjyshes në fshatin Zerqan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e shtetases Sh.K, në Zerqan, Bulqizë, nipi i saj shtetasi Mirsad Pepa, në momentin që forcat e policisë janë futur në banesë, ka hedhur nga dritarja një armë zjarri Pistoletë TT, me krëhër të mbushur me 7 fishek.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës është gjetur edhe një fishek pistolete model 54.

Policia bën me dije se kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Dibër.

/bulqizaime.al/