Mazhoranca ka zbardhur në mesditë, emrat e anëtarëve që ka propozuar për dy komisionet ad-hoc të Vetingut, komisionet që do të verifikojnë kandidatët për institucionet e Vetingut.
Ata janë:
PS: Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Ervin Bushati, Bashkim Fino, Ulsi Manja, Evis Kushi.
LSI: Silva Caka, Vangjel Tavo dhe Luan Rama
PDIU: Shpëtim idrizi, Mesila Doda
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e komisionit ad hoc që do të përzgjedhë kandidatët për institucionet e Vetingut.
Kuvendi do të mblidhet në orën 18 sipas këtij rendi dite për të votuar vetëm 2 pika:
1. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Njeri nga komisionet, ai me 12 anëtarë do të përbëhet nga 6 anëtarë të mazhorancës dhe 6 të opozitës. LSI ka propozuar për të Luan Ramën dhe Silva Cakën.
Edhe komisioni i dytë ad hoc do të jetë gjysëm për gjysëm, 3 nga secila palë. LSI ka propozuar këtu Vangjel Tavon.
Por mazhoranca do të votojë vetëm 9 anëtarët e saj (në total) kurse ata do të opozitës do të lihen në pritje për t’u prezantuar dhe votuar derisa të paraqitet opozita në Kuvend.