Vrasjet e bujshme nga “i tmerrshmi i Burrelit”, si iu fsheh prej vitesh Policisë (FOTO LAJM)

409

Është ekstraduar në ShqipëriAvni Metra ose i njohur ndryshe si i tmerrshmi i Burrelit. Pas një beteje të gjatë me drejtësinë si atë angleze dhe shqiptare 53-vjeçari lindur në Burrel ndodhte në vendin tonë.

Ka qenë Interpol Manchester, ai që ka sjellë në Shqipëri. Ai jetonte në Angli ndërsa kishte marrë dhe pasaportën e lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, lindur në Gjakovë. 53-vjeçari është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Tiranë.

Kush është Avni Metra

Avni Metra, 53-vjeçari shqiptar, cilësuar si gangsteri iu fsheh policisë aq mirë, por u gjet falë një investigimi të së përditshmes, “DailyMail”.

Ai akuzohet për dy vrasje në Shqipëri në vitin 1997 në qytetin e Burrelit, për të cilat i duhet të vuajë dënimin prej 25 vitesh burg.

Në seancën gjyqësore në ngarkim të tij, ai është shfaqur i vendosur për të mos u kthyer kurrë në Shqipëri.

“Kur ai u pyet nëse do të kthehej vullnetarisht në Shqipëri, ku i duhet të vuajë dënimin, Metra pështuy dhe u përgjigj “Kurrë!”- shkruan Daily Mail.

Zbulimi dhe arrestimi

Gazetarët e kanë gjurmuar 53-vjeçarin në një apartament në Borehamwood, Hertfordshire, ku ai jetonte prej vitesh.
“Dora e tij e djathtë, vendoset në mënyrë mekanike pranë dy thikave”, e nis shkrimin “DailyMail” teksa tregon përballjen me të akuzuarin për vrasje të dyfishtë.

Ai kishte jetuar qetësisht në Britaninë e Madhe për 18 vjet, e më në fund është kapur pas një hetimi të “Daily Mail”.

Kërkimi ndërkombëtar kishte dështuar për të gjetur shqiptarin Metra, i cili kishte paguar një trafikant £ 5.000 për të ikur në Britani të Madhe, pasi u dënua me 25 vjet burg në Shqipëri për dy vrasje të tmerrshme.

Pavarësisht se renditej në listën e më të kërkuarve nga Interpoli dhe ishte arrestuar në Londër për dhunë ndaj bashkëshortes, ai nuk ishte arritur të identifikohej se ishte shqiptari i kërkuar për dy vrasje sepse ishte maskuar në Britani si refugjat kosovar.

Metra kishte siguruar një pasaporte britanike pas mbërritjes në vend në vitin 1998, me pretendimin se ishte refugjat kosovar.

Historia në 1997

Ai akuzohet për dy vrasje në Shqipëri në vitin 1997 në qytetin e Burrelit.

Metra ka qëlluar për vdekje një person me mitraloz në vitin 1997 dhe, vetëm tre muaj më vonë, ai ishte pjesë e një bande që dhunuan një tjetër person, i prenë veshët, i nxorën sytë dhe pastaj e qëlluan për ta lënë të vdekur.
Avni Metra bashkë me një bashkëpunëtor, kanë goditur për vdekje një roje sigurie të quajtur Kadri Xhetani, i cili ka ndaluar dy bashkëpunëtorët, të cilët po vidhnin një fabrikë mielli.

Ata i kanë bërë pritë edhe vëllait të Kadri Xhetanit, menjëherë pas funeralit të vëllait dhe duke e sulmuar e kanë hedhur në një pyll pranë lumit. Kjo ka sjellë konfliktin e madh mes dy bandave të cilët kërkonin hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.

Motra e Kadri dhe Nevruz Xhetanit, e cila e ka identifikuar fytyrën e Avni Metrës ka thënë se Metra dhe shoku i tij i bandës e kanë prerë vëllanë e tij pjesë- pjesë ndërkohë që ai ishte gjallë, duke i hequr sytë dhe veshët.

Në vitin 1998, autoritetet e qytetit të Burrelit nisën hetimet për vrasjet masive dhe kjo solli arratisjen e anëtarëve të bandës, ndër to edhe Avni Metra.

Pas një hetimi të gjatë, gazeta britanike ka zbuluar se Avni Metra, në vitin 1998 kishte hyrë në Britani, duke u hequr si një refugjat i luftës së Kosovës dhe se jetonte në këtë vend nën identitetin e Advul Mekra.

Qeveria i dha Metras një shtëpi në veri të Londrës në vitin 1999 me gruan dhe fëmijën, të cilët ishin paraqitur gjithashtu si refugjatë kosovarë.

Në vitin 2010, ai u arrestua dhe më vonë u akuzuar për dhunë në familje e kaloi disa javë në paraburgim.

Detektivët nuk e kishin kuptuar se Metra, duke përdorur emrin fals Avdul Mekra, ishte në fakt një i arratisur famëkeq.

Rrefimi i ish- gruas: Më perdhunoi për 14 vjet

Ish-gruaja e shqiptarit Avni Metra, thotë se për të burgu është pak. Ajo tregon për “Daily Mail” se ai e ka përdhunuar atë vazhdimisht përgjatë martesës së tyre 14 vjeçare.
Linda Lami, 38-vjecare thote se “burgu eshte shumë i mirë për një përbindësh si ai. “Ai duhet djegur i gjallë për vrasjet e tmerrshme që ka bërë”- thotë ajo.

Lami, nëna e fëmijëve të tij, rrëfen jetën e dhimbshme që ka bërë krah tij. Ajo e ka akuzuar atë për abuzimet e vazhdueshme seksuale që ka bërë ndaj saj gjatë kohës që kanë qenë bashkë./Albeu.com/