Viola Spiro: Të dashurin e prezantova tek prindërit që në muajin e parë

345

Ish velina e Fiks Fare e cila po provon suksesin e saj si moderatore televizive është rikthyer ditët e fundit në qendër të vëmendjes pas nisjes së një programi të ri.

Në një intervistë për gazetën Paloma ajo ka folur për karrierën e saj si dhe ka treguar për lidhjen e saj të dashurisë .
Bukuroshja nga Korça ka rrëfyer se e ka prezantuar partnerin e saj me prindërit, që në muajin e parë.

Prindërit e mi e kanë takuar të dashurin tim, madje që muajin e parë. Ai më ka bërë për vete kur ka ndaluar para meje duke më parë pa lëvizur për 5 minuta. Fejesa jonë do të bëhet publike kur të ndodhë, nëse ndodh”, ka thënë ajo.