VIDEO/ Rama vjen me helikopter në Dibër, shmang gropat e rrugës së Klosit

1333
Rruga nacionale Dibër - Tiranë, segmenti në Klos.

Kryeministri Edi Rama, ka vazhduar takimet elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit dhe ndalesa e radhës ka qenë qarku i Dibrës. Paraditen e së dielës, Rama ishte në Burrel ku prezantoi kandidatët e PS për bashkitë Mat dhe Klos, për të vazhduar më pas në Bulqizë dhe Dibër. Në një video të Mat Televizion shikohet se Kryeministri Rama ka zgjedhur që në Dibër të vijë më helikopter, duke ju shmangur rrugës  nacionale Dibër – Burrel – Tiranë që është në gjendje skandaloze. Rama edhe në vizitat e tjera të bëra në qarkun e Dibrës, ka zgjedhur që të vijë me helikopter dhe jo në rrugën që dibranët e bëjnë çdo ditë.

https://www.facebook.com/TvMati/videos/2107084522735839/