Policia e Shtetit po ndërmerr një operacion për parandalimin dhe gjetjen e lëndëve narkotike në Dibër. Monitorimi po bëhet nga toka dhe nga ajri.
Nga ajri po monitorohet nga helikopteri i policisë, ndërsa në rrugë tokësore po ushtrojnë kontrolle grupe pune të përbashkëta me përfaqësues të pushtetit vendor e inspektoriatit pyjor.
Deri tani nuk është zbuluar asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.
-Ky operacion u shtri në Tomin, Kastriot, Fushë-Çidhën, Sllovë, Kala e Dodës, Reç, Zall- Dardhë, Lurë, Arras, Muhurr, Selisht, Luzni. (Bashkia Dibër).
-Lugina e Fushë-Bulqizës, e Zerqanit dhe e Shupenzës. (Bashkia Bulqizë)
-Njësia Administrative Ulëz, Baz, dhe Komsi (Bashkia Mat).