VIDEO/ Basha u kërkon dibranëve: Jo vota për LSI dhe PDIU

340

Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka kërkuar dibraneve te mos votojnë as LSI dhe as PDIU, duke i cilësuar ato shushunja. Gjate nje takimi me banoret e Dibrës, Basha ka deklaruar se keto parti, nuk kane as vizion e as program e qytetaret, nuk duhet t’u besojnë votën e tyre.

Basha ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama per dështimet gjate  mandatit te pare si dhe ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kryeson listën e socialisteve ne këtë qark. Basha u ka premtuar dibraneve ndërtimin e Rrugës se Arbrit brenda dy viteve. Basha ka theksuar se nese dibranet i besojnë voten ne 25 qershor, rritja e pensioneve do te nise qe këtë vit.

Programi elektoral i PD parashikon  rihapjen e universitetit te Peshkopisë, vendosjen e taksës se sheshte ne nivelin 9%, uljen e çmimit te energjisë, te karburantit, si dhe 100 milionë euro subvencione për bujqësinë.