Vendet e Ballkanit Perëndimor janë më të varfër se përpara 30 viteve

440

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë më të varfër se përpara 30 viteve.

Kjo është arsyeja pse iu nevojitet të paktën 25 vite që të arrijnë BE-në, dhe prandaj Gjermania ka paraqitur një plan “Procesi i Berlinit plus”, tha drejtori i Projektit për vendet e Ballkanit në Institutin Europian CIFE në Nice, njëkohësisht edhe anëtar në grupin Këshillimor për politikën e Ballkanit, Tobias Flessenkemper, për Radio Europa e Lirë.

Ai shtoi se akoma është vetëm nën nivelin e idesë.

Nuk kemi dëgjuar asgjë të veçantë në lidhje me fondet, nuk ka akoma një mekanizëm ligjor. Akoma çdo gjë mbetet në nivel ideje, shpjegoi ai.

Gjithsesi, ne e dimë se cilat janë nevojat e rajonit dhe plotësimi i tyre nuk varet nga paratë. Një nga pengesat e zhvillimit të tij është deficiti i lartë tregtar me Be-në. Që nga 2006, është thelluar në 98 miliardë euro. kjo do të thotë se një marrëdhënie e tillë është vendosur në mënyrë që vendet europiane të mund të eksportojnë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ekonomitë e rajonit nuk janë të kualifikuara që të bëjnë asnjë eksport me peshë në tregjet e BE-së, thotë ai.

Ai shtoi se mundësi për të ndërtuar dhe zhvilluar infrastrukturën është shuar.

Rrugët hekurudhore dhe automobilistike janë shumë larg standardeve europiane. Nuk e dimë nëse BE-ja, së bashku me aktorë të tjerë, do të angazhohet së shpejti. Ka plane, por paratë e nevojshme vijnë ngadalë, thotë  Flessenkemper.

Sipas tij, përveç infrastrukturës, arsimimi është themelor.

Sikurse e dini, cilësia e arsimimit ka rënë në 40 vitet e fundit, pavarësisht numrit në rritje të shkollave dhe universiteteve private. Struktura dhe cilësia nuk janë të përshtatura me nevojat e ekonomisë. Pjesa më e madhe e njerëzve janë në kërkim të një pune në sektorin publik apo po përpiqen që të shkojnë jashtë,- thotë ai.

Ai gjithashtu paralajmëron se, elita qeverisëse në Ballkan mund të keqpërdorë fondet në mënyrë të përforcojnë pozitat e tyre.

Kjo është arsyeja pse Ministri i Jashtëm i Gjermanisë këmbëngul që paratë duhet të shkojnë direkt tek qytetarët dhe te shoqëria civile.

Megjithatë, ka arsye të mendohet se kjo iniciativë do të zbatohet, sipas Flessenkemper, i cili kujton përvojnë me  Paktin e Stabilitetit, që nisi rreth 20 vjet më parë në një mënyrë të ngjashme për të siguruar fonde, por që nuk dha shumë rezultate për shkak të burokracisë dhe ngadalësisë.

Një tjetër problem sipas asaj çka thotë Flessenkemper, është se mekanizmi i ndihmës para anëtarësimit duhet të analizohet në ciklin e ardhshëm të 2020.

Kërkon kohë që të vendoset mekanizmi i ri. Europianët nuk janë të njohur për shpejtësi në realizimin e të tilla iniciativave.

Në një tjetër deklaratë, merret në konsideratë fakti se “procesi i Berlinit plus”  mund të përdoret si një mënyrë për të zëvendësuar anëtarësinë e plotë në BE, duke pasur parasysh lodhjen nga zgjerimi të kontinentit të vjetër.

Sipas tij, vendet e rajonit janë të integruar me strukturën europiane.

Të gjithë vendet kanë marrëveshje tregtare me BE-në. Gjithashtu, ato janë të përfshirë në trafikun ajror. Integrimi në nivel politik mungon, kryesisht, dilema është nëse dhe kur sistemi politik i secilit vend në rajon do të jetë mjaftueshëm e besueshme për të përmbushur premtimet dhe i kualifikuar për anëtarësinë e BE-së. Dhe kanë treguar se niveli i demokracisë nuk është

Ai thotë se BE-ja po përpiqet që të reduktojë prapambetjen ekonomike të Ballkanit, por gjithashtu  se anëtarësia nuk do të thotë se vendi arriti nivelin e Bashkimit Europian.

“Pra, dilema  kryesore nuk është nëse rajoni i Ballkanit do të bëhet zyrtarisht anëtar i BE-së, por nëse do të arrijë në nivelet ekonomike europiane. Prandaj, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë tha se tani duhet të investojmë në sektorë strategjikë, në mënyrë që rajoni të mund të zvogëlojë hendekun. Gjithashtu, anëtarësimi nuk do të thotë automatikisht se keni arritur mesataren europiane. Disa vende kanë pasur sukses, ndërsa të tjerë, si Kroacia, nuk kanë “, përfundoi ai.