Vdekja e 10-vjeçarit në Maqellarë, policia: Përplasi kokën teksa luante

364

Policia e Dibrës ka zbuluar rrethanat e ngjarjes në Maqellarë ku para pak ditësh humbi jetën një fëmijë vetëm 10 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, si dhe nga deklarimet e marra nga familjarët, dyshohet se fëmija 10 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi rreth orës 18.30, në oborrin e shtëpisë së tij, shtetasi ka qenë duke luajtur dhe ecur me shpejtësi me një mjet Ski-Bord, (motorr me dy rrota me bateri qe luajnë fëmijët).

Gjatë lëvizjes fëmija E. Xh. ka humbur ekuilibrin dhe është përplasur në fillim me murin rrethues ku është dëmtuar në fytyrë e në kokë dhe më pas si pasojë e humbjes së ekulibrit nga përplasja me murin dyshohet se është përplasur me gomën e pasme të automjetit në pronësi të të atit, mjet i cili sipas deklarimeve të familjarëve ka qenë i parkuar në oborr.

Në lidhje me këtë ngjarje është sekuestruar mjeti i Ski-Bord, jane kryer veprime të tjera hetimore dhe proceduriale në lidhje me dyshimet nese ishte përplasur ose jo me gomën e pasme të automjetit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se automjeti ka qenë i parkuar në oborr dhe jo në lëvizje, siç u deklarua në informacionin paraprak , pasi nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se mjeti ka lëvizur pasi ka ndodhur ngjarja për të çuar në spital fëmijën e dëmtuar. Mbeten për tu ekzaminuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së banesës për një hetim më objektiv.

/bulqizaime.al/