Prej disa ditësh në Njësinë Administrative Fushë – Bulqizë, në Malin e Derrit, zjarri ka përshfshirë një hapësirë prej afro dy hektarësh pyje të cilat janë djegur.
Bulqizaime.al ka mësuar se Drejtoria e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Bulqizë ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri për të shuar flakët të cilat nuk arritën të viheshin nën kontroll edhe pas përpjekjeve të PMZSH-së dhe një grupi pune të ngritur nga bashkia dhe Njësia Administrative.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve dhe vatra e zjarrit është izoluar.
Mësohet se në rrethin e Bulqizës nuk ka më vatra të tjera zjarri nëpër pyje.
/bulqizaime.al/