Varfëria ekstreme/ 12-vjeçari nga Burreli i shkruan letër që të këput shpirtin : Kërkoj pak bukë…

570

Problemet e varfërisë në Shqipëri kanë arritur deri në atë pike sa të “pushtojnë” dhe mendjen e fëmijëvë.

Të shkruash për babagjyshin është traditë e hershme që u jep fëmijëve mundësinë të shprehin dëshirat e tyre, por në Shqipëri ka fëmijë që nuk dinë ç’është dhurata, sepse nuk kanë marë kurrë një të tillë.

Xhemali është një 12 vjeçar nga Burreli, i cili ka shkruar një letër sekrete për babagjyshin, por ajo çfarë kërkon ai, tregon sa e mjerë është gjëndja në familjet shqiptare. “Me thënë të drejtën, unë gjëja që jam mësuar të kërkoj është vetëm bukë, pra është hera e parë që kërkoj një dhuratë”.

Xhemali flet për një varfëri ekstreme që nuk njeh skaje. Buka, elementi kryesor që mban njeriun në jetë mungon në shtëpinë e Xhemalit, prandaj ai kërkon ndihmë tek dikush që ai e shikon si nënën e tij.

“Kur kërkoj bukë afrohem te dritarja e nënë Ijes, komshies time dhe i them nana Ije a ke ndonjë punë për të bërë, ajo e kupton dhe thotë: hajde Xhemal ha bukë”. Nëna e ka braktisur në moshë shumë të vogël, duke e lënë vetëm me motrën dhe babain. “Unë shkoj te nana Ije, jo se unë nuk kam nënë, kam nënë por nuk e di se ku është”, shkruan fëmija 12 vjeçar në letrën e tij prekëse.