Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht një person në Maqellarë

1311
Kompjuterat e lojrave të fatit të sekuestruara në Maqellarë. Foto: DVP Dibër

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht një 58-vjeçar, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin e tij në Maqellarë, rezultonte se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

“U konstatua se në lokalin e shtetasit Sh. M, në Maqellarë u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.” – thuhet në njoftimin e DVP Dibër.

58-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.