Turizmi në rrezik! Zgjedhjet cënojnë sektorin

402

Ky sezon turistik këtë vit përkon në një klimë të tensionuar politike, me një fushatë zgjedhore që ka nisur më herët se zakonisht, por edhe me një rajon aspakt të stabilizuar.

Për operatorët e fushës, e gjithë kjo situatë është një panoramë e cila do të ndikojë negativisht në sektorin e turizmit. Kreu i shoqatës shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike,  Kliton Gërxhani thotë se është kjo arsyeja,  pse ne si shoqatë kërkuam që zgjedhjet të mos mbahen në periudhë sezoni. Por askush nuk na dëgjoi.

Frika jonë ka qënë gjithmonë se në periudha zgjedhjesh, administrata nuk i kushton vëmëndjen e duhur problematikave, të paktën për turizmin- thotë Gërxhani. Kjo situatë e tensionuar poltike jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në Maqedoni apo Mal të Zi e kthejnë rajonin tonë në një destinacion të padëshiruar për turistët. Por kjo është njëra anë e mendaljes. Ana tjetër është edhe kuadri ligjor i cili është i mangët dhe nuk ofron garancinë e duhur për një treg të rregulluar me standarte.

Por ndërsa përmirsimi i klimës politike është në dorë të partive, ministria e linjës ka nisur të ndërmarrë masat për ti paraprirë sezonit. Pas takimit me krerët e bashkive turistike edhe këtë vit nuk do të mungojë aksioni i pastrimit të plazheve.

Janë gjithsej 109 plazhe që duhet të pastrohen. Kjo fushatë është edhe një thirrje për krerët e bashkive që të kenë një vëmendje më të shtuar ndaj pastrimit. Brenda muajit maj, do të jetë gati edhe një strukturë e re, Inspektoriati i Turzimit, i cili do të ketë si qëllim monitorimin e kritererve, që zbatojnë njësitë vendore si dhe bizneset që marrin me qira plazhet publike.