Transparenca në sektorin minerar

613
Miniera e Bulqizës. Foto: Sami Curri/BIRN

Shqipëria ka një histori të gjatë në sektorin minerar të nxjerrjes së kromit, nikelit, bakrit dhe gurit gëlqeror. Studimet gjeologjike të kryera në vitet 1945-1995, kanë zbuluar depozita të konsiderueshme të mineralit të kromit, bakrit, hekur-nikelit, bitumit, dhe minerale jo-metalore si gur gëlqeror dhe gurë dekorativë etj. Sektori i dominuar më parë nga shoqëri me pronësi shtetërore u hap ndaj investimeve private në vitin 1994, pas miratimit të Ligjit për sektorin minerar.

Kërkimi, zhvillimi dhe prodhimi në sektorin minerar

Ndryshe nga sektori i naftës, sektori minerar është mjaft i fragmentuar me një numër në rritje të shoqërive të vogla dhe të mesme minerare dhe gurore dhe vetëm disa shoqëri të mëdha industriale minerare. Në dhjetor 2015, AKBN raportoi 597 leje në shfrytëzim, që vepronin kryesisht në rrethin e Bulqizës (116), Beratit (42), Krujës (38), Kukësit (37), Matit (35), Librazhdit (22), Tropojës (31) dhe 266 leje të shpërndara në 29 rrethe të vendit. Aktiviteti minerar në vend është fokusuar kryesisht në nxjerrjen e mineraleve të kromit, bakrit, hekur-nikelit dhe nikel-silikatit, zhavorrit dhe rërave bituminoze, gurit gëlqeror, argjilës, gëlqeror pllakor etj.

Përpunimi i mineraleve në vend është i ulët. Kocensionet dhe investimet private në vend mundësojnë pasurimin e mineralit të kromit dhe bakrit, prodhimin e ferrokromit, çimentos, tullave, betonit dhe materialeve të tjera ndërtimore. Hekur-nikeli dhe nikel-silikat eksportohet siç nxirret nga nëntoka. Vendimi për përpunimin e mineralit në vend ndikohet nga cilësia e mineralit të prodhuar dhe kërkesa në tregun ndërkombëtar.

Numri më i madh i shoqërive punojnë në sektorin guror me 285 leje në shfrytëzim, ndjekur nga sektori i kromit me 246 leje në shfrytëzim, hekurnikel e nikel-silikat me 27 leje në shfrytëzim dhe bituminozët dhe bakri me 12 dhe 11 leje shfrytëzimi përkatësisht. SHGJSH raporton aktivitet minimal në kërkimin e mineralit të hekur-nikelit dhe nikel-silikat dhe asnjë zbulim nga dy shoqëritë që vepronin në këtë fushë gjatë vitit 2015.

Prodhimi minerar $$$

Grafiku paraqet prodhimin minerar sipas grupeve kryesore të mineraleve në vend nga viti 2011 deri në vitin 2015. Viti 2013 shënoi një vit të sukseshëm për sektorin minerar me një prodhim të vlerësuar rreth 254.3 milion USD. Në vitin 2015 vlera e prodhimit minerar u ul në 230.2 milion USD. Këto ndryshime erdhën si rrjedhojë e ndryshimeve në tregun ndërkombëtar të kromit dhe ferro-kromit. Kromi dhe ferrokromi zinin peshën krysore të prodhimit minerar gjatë vitit 2015 me rreth 55%. Materialet ndërtimore kryesuar nga çimento përbënin nën-sektorin e dytë më të rëndësishëm pas kromit me rreth 31%. Bakri, përbërjet e nikelit, dhe rëra e zhavorri bituminoz zinin së bashku 14% të vlerës së prodhimit minerar. Tabela 5 më poshtë përmbledh të dhëna kryesore për prodhimin dhe rajonet kryesore prodhuese sipas mineraleve në vend.

Punësimi në sektorin minerar

Sektori minerar punësoi afërsisht 5,000 punonjës në vitin 2015. Punësimi në sektor pësoi rritje panvarësisht rënies së prodhimit minerar. Nën-sektori i kromit dhe ai guror punësuan përkatësisht rreth 68% dhe 28% të forcës punëtore në sektorin minerar në vitin 2015.

Rezervat

Studimet për rezervat dhe hartat minerare janë kryer përpara vitit 1990. Që prej asaj kohe MEI dhe SHGJSH nuk janë angazhuar më në studime të mëtejshme për rivlerësimin e rezervave për depozitat ekzistuese sipas standarteve bashkëkohore ndërkombëtare. Informacioni zyrtar për rezervat gjeologjike është publikuar në Strategjinë Minerare për vitet 2010-2025 miratuar me VKM nr. 479 më datë 26 qershor 2011.

Eksportet nga sektori minerar

Eksportet nga sektori minerar ishin rreth 26.3 miliardë Lek (ekuivalente me 208.5 milion USD) dhe përfaqësonin rreth 11% të totalit të eksporteve. Panvarësisht nga ndryshimet e pafavorshme në çmimet ndërkombëtare për mineralet e kromit, ferrokromit dhe çimentos, eksportet e tyre u rriten në pesë vitet e fundit si rezultat i rritjes së aktivitetit minerar në këta nënsektorë. Kufizimet në të dhënat e raportuara nga AKBN për sasinë e prodhimit dhe punësimin Informacioni për sasinë e prodhimit dhe numrin e punonjësve janë marrë nga të dhënat e raportuara nga AKBN, të cilat janë përfituar nga vetë- deklarimet e të licensuarëve në AKBN si pjesë e raportimeve vjetore, dhe nuk janë konfirmuar nëpërmjet ndonjë procesi verifikimi. Gjithashtu, bazuar në shifrat e raportuara nga AKBN, vetëm 67% e lejeve (400 nga 597) kanë raportuar prodhimin për vitin 2015. Gjithashtu, AKBN nuk raportoi detaje mbi cilësinë (përqëndrimin) e mineraleve të prodhuar në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2015. Në mungesë të këtij informacioni, prodhimi minerar nuk mund të vlerësohet sipas çmimeve të tregjeve ndërkombëtarë për mineralet. Vlerat e prodhimit paraqitur në këtë raport janë vlerësuar duke përdorur çmimet e eksportit ose statistikat e AKBN-së për secilin grup mineralesh.

Minerali i kromit

Kromi është minerali kryesor i prodhuar në vend dhe kontribuesi kryesor në punësim në sektorin minerar. Rezervat e rikuperueshme të kromit (me cilësi mesatare 30.8% Cr2O3) vlerësohen rreth 10 milion ton42, dhe janë përqëndruar kryesisht në rajonin e Bulqizës, Kukësit, Hasit, Matit dhe Pogradecit. Në fund të vitit 2015, nën-sektori kromit numëroi 258 leje shfrytëzimi për nxjerrjen e kromit nga vendburimet e zbuluara para viteve ‘90 dhe dy leje për shfrytëzimin e mbetjeve të kromit (sterilet) dhe ferro-kromit (skorjet) depozituar përkatësisht në rrethin e Bulqizës dhe Elbasanit.

Aktivitetet e prodhimit janë përqëndruar në rajonin e Bulqizës me rreth 115 leje aktive për shfrytëzim gjatë vitit 2015. Kromi nxjerrë nga nëntoka shqiptare shitet si i tillë, pasurohet ose përpunohet për prodhimin e ferrokromit. Me qëllim nxitjen e përpunimit të mineralit në vend, në nëntor 2014, Shteti shqiptar uli rentën e zbatuar për mineralet metalike të përpunuara në vend në masën 2/3 e normës nominale zbatuar për mineralet e përpunuar për këtë grup. Prodhimi i ferrokromit është përpunimi i vetëm në vend në grupin e mineraleve metalike. Gjatë vitit 2015 u vu re një rritje e prodhimit të ferro-kromit me 31% krahasuar me një vit më parë, por nuk pati investime shtesë në drejtim të përpunimit të mëtejshëm të kromit apo mineraleve të tjera metalike.

Albchrome Sh.p.k. është Shoqëria më e madhe industriale dhe punëdhënësi më i madh në sektorin e kromit në Shqipëri. Albchrome zotëron një kontratë kocensioni me Qeverinë Shqiptare që nga viti 2001 për prodhimin dhe përpunimin e mineralit të kromit dhe ferrokromit. Pasuritë e Shoqërisë përfshijne minierat e kromit në Bulqizë, fabrikat e ferrokromit në Elbasan dhe Burrel, fabrika e pasurimit të kromit në Klos, dhe elementë të tjerë të infrastrukturës minerare dhe metalurgjike.

Prodhimi kromit

Sipas AKBN44, prodhimi i kromit nga lejet aktive ishte rreth 653,010 ton në vitin 2015, ku Bulqiza kontribuoi me rreth 412,934 ton ose 63% e prodhimit të kromit, ndjekur nga Kukësi me 12% dhe Tropoja me 8% të prodhimit të kromit. Rreth 39% e prodhimit të kromit u gjenerua nga 10 prodhuesit më të mëdhenj kryesuar nga Albchrome me 11%.

Gjithë kromi i prodhuar në vend eksportohet në formën e xeherorit të kromit ose ferro-kromit. Eksportet e ferrokromit dhe kromit në vitin 2015 ishin rreth 16 miliardë Lek (ekuivalente me 127 milion USD)45 . Rreth 561 mijë ton me vlerë 9.3 miliardë Lek (ekuivalente me 73.4 milion USD) u eksportuan në formën e kromit në drejtim të Kinës (53%), Ishujve Cayman (11%), Hongkongut (10%), Turqisë (9%) etj. Gjatë vitit 2015, Albchrome prodhoi dhe eksportoi rreth 42 mijë ton Ferrochrome në vlerën 6.8 miliardë Lek (ekuivalente me 54 milion USD) në drejtim të Italisë (26%), Hollandës (21%), Austrisë (13%), Gjermanisë (9%) etj.

Punësimi

Sipas AKBN-së46, në vitin 2015 kromi punësoi rreth 3,317 punonjës ose rreth 66% të totalit të të punësuarve në sektorin minerar. Prodhuesit më të mëdhenj me 39% të prodhimit të kromit kishin 1,097 të punësuar ose 33% të totalit të të punësuarve në sektorin e kromit, ku vetëm Albchrome punësoi 637 punonjës ose 19% të totalit të të punësuarve në sektorin e kromit. Numri i të punësuarve në krom është rritur vazhdimisht gjatë pesë viteve të fundit, panvarësisht luhatjeve në sasinë e prodhuar. Të licensuarit në zonën e Bulqizës punësuan rreth 69% të fuqisë punëtore të punësuar në sektorin e kromit. Bazuar në të dhënat e raportuara për sasinë e prodhuar dhe numrin e të punësuarve, rezulton se sektori i kromit prodhoi mesatarisht 197 ton për të punësuar gjatë vitit 2015. Ky raport mendohet të jetë edhe më i lartë duke patur parasysh se një pjesë e të punësuarve janë angazhuar në fabrikat e pasurimit dhe prodhimit të ferro-kromit. Vlera e shtuar në vend, referuar vlerës në eksport, përllogaritet në 38 mijë USD për të punësuar në vit47 .

BURIMI: http://www.albeiti.org

http://www.albeiti.org/wp-content/uploads/2017/04/EITI-REPORT-2015_FINAL_ALB_FINAL.pdf