TRAJNIMI/ Sipërmarrësit e Rinj të Bashkisë Bulqizë

364

Është zhvilluar trajnimi Sipërmarrësit e Rinj të Bashkisë Bulqizë, ku merrnin pjesë të rinj nga “Shkolla e Mesme Bulqizë”,

Trajnimi në fjalë është zhvilluar në ambientet e Qendrës së Kulturës Bulqizë dhe ka pasur mbështetjen e bashkisë Bulqizë, Zyrës Arsimore dhe të Deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu.

Trajnimi u zhvillua përgjatë datave 19 dhe 20 mars, organizuar nga Albanian Young Liders Forum, Shoqata për Ndihmë dhe Aktivizim Studentor, dhe Forumi Ekonomik Studentor.

Fokusi i këtij Trajnimi ishte nxitja dhe stimuli tek pjesëmarrësit, gjmnazistë të “Shkollës së Mesme Bulqizë”, i aftësive sipërmarrëse dhe ideve inovative, për zhvillimin e bashkisë Bulqizë.

Në fund të trajnimit u bë edhe shpërndarja e çertifikatave për gjimnazistët, pjesëmarrës në trajnim nga vete Kryetari i Bashkise, Melaim Damzi.

/bulqizaime.al/

*Foto nga bashkia Bulqizë