Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, vala e të cilave është ndierë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera në veri të Shqipërisë.
Sipas Departamentit të Sizmiologjisë, lëkundjet kanë qenë të magnitudës 4.4 dhe epiqendra e tërmetit ka qenë 9 km në veriperëndim të qytetit të Bulqizës.
Përpara kësaj lëkundje, e cila ka qenë edhe më e forta, në zonën e Bulqizës janë regjistruar dhe 5 lëkundje të tjera, me magnituda nga 2.2 në 2.9.
Ende nuk ka të dhëna për dëmtime, apo persona të lënduar.