Temperaturat e larta, disa vatra zjarri në Dibër

399

Emergjencat civile bëjnë të ditur se janë shënuar disa vatra zjarri në Dibër gjatë 24 orëve të fundit.

– Në fshatin Llapushë, Klos ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi i zjarrfikësve të Burrelit e ka pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor. Vatra e zjarrit është shumë larg zonës së banuar dhe nuk krijon rrezikshmëri për banorët.

– Në fshatin Maqellarë, Dibër zjarri përfshiu një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes nga ajri me anë të helikopterëve është bërë i mundur shuarja e zjarrit. Ndërkohë forcat zjarrfikësve po ndërhyjnë për të shuar zjarret e fshehura në mënyrë për të eleminuar mundësinë e riaktivizimit.

– Në fshatin Patin, Klos, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të larta. Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikëset kanë përdorur mjete rrethanore. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Për shuarjen e zjarrit u angazhua një helikopter. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 12 ha me shkurre dhe pisha.

– Në Qafë Dardhë, Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Vatra e zjarrit e re ishte në afërsi me fshatin Patin. Edhe këtu ka ndërhyrë helikopteri, i cili po operonte në vatrën e parë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.

/bulqizaime.al/