Të rejat më të fundit nga “Facebook”, futet çati privat në “Live stream”

384
Mandatory Credit: Photo by GIAN EHRENZELLER/EPA/REX/Shutterstock (7916860az) The facebook logo inside the facebook Chalet on the sideline of the 47th annual meeting of the World Economic Forum, WEF, in Davos, Switzerland, 20 January 2017. The meeting brings together enterpreneurs, scientists, chief executive and political leaders in Davos January 17 to 20. World Economic Forum, WEF, in Davos, Switzerland - 20 Jan 2017

Facebook fuqizon funksionin Live, videot direkte streaming, duke u dhënë përdoruesve më shumë mundësi ndërveprimi.

Kompania flet për një çat privat mbi filmimin dhe mundësinë për të shtuar një mikë pikërisht në videon live.

Çati privat në brendësi të Live synon ti bëjë më të lehtë komentet mes miqsh mbi filmimet, larg komenteve publike që shfaqen në ekran, sidomos nëse bëhet fjalë për Live të publikuara nga mediat, njerëzit e njohur apo organizata të tjera.

Njerëzit, thekson Facebook, komentojnë Live 10 herë më shumë se filmimet tradicionale.

Çati privat do të bëhet përmes Messenger. Për momentin ky funksion do të nisë nga aplikacioni në disa vende por në verë do të jetë i disponueshëm për të gjithë. Përveç të tjerash, përdoruesit do të kenë një tjetër mundësi, deri tani të rezervuar për personazhet publike, të jenë live bashkë me një mik. Një farë ‘videotelefonate’ e transmetuar direkt për të gjithë.