Deputeti i LSI-së, përparim Spahiu, i cili ishte kandidat i kësaj force politike në Dibër, ka denoncuar blerjen e votave në zonën ku ai kandidoi.
Spahi ka postuar në Facebook, një mesazh të një qytetari, i cili informon se si në qendrën 1079 të votimit janë futur mbi 40 fletë votimi dhe komisioneri i LSI-së ishte i shitur.
Ja çfarë shkruan Spahiu:
Nuk është person dixhital por i gatshëm të denoncojë cka ndodhur në një nga qëndrat e votimit. Po botoj mesazhin e marrë me thirje për KQZ apo Prokurorinë të hetojë rastin:
“Pershendetje z deputet i nderuar ne qendren 10 79 mocine jane futur mbi 40 flete votimi ne kuti duke u shitur komisionieri jone nese na intereson kerkoe”, thuhet në mesazh.