Situatë alarmante nga zjarret në Bulqizë

496
Foto ilustruese

Ditët e fundit, janë shfaqur disa vatra zjarri në pyjet e zonës së Bulqizës. Situata po përkeqësohet edhe më shumë pasi janë disa vatra aktive, që po përhapen edhe më shumë, ndihmuar edhe nga temraturat e larta.

Nga Shërbimi Zjarrfikës në Bulqizë, bëhet me dije se aktualisht në pyjet e zonës së Bulqizës ka disa vatra aktive zjarri, të cilat janë jashtë kontrollit:

  • Malin e Krajkës, flakët kanë përfshirë masive dushqesh;
  • Fusha e Lopës, njësia administrative Fushë – Bulqizë;
  • Masivi pyjor në Liqenin e Zi;
  • Martanesh, zjarri ka përfshirë një zonë të mbrojtur;

Harta ilustrative me zjarret e rëna

Siç mësohet, në masën dërrmuese vatrat e zjarrit që janë shfaqur në pyje kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme. Për këtë Shërbimi i Stacionit Zjarrfikës i ka kërkuar prokurorisë dhe shërbimeve policore që të nisin hetimet.

Një fakt i tillë ilustrohet në vendin e quajtur “Fusha e Lopës”, ku edhe pse shërbimet e stacionit zjarrfikës kanë arritur të shuajnë vatrat e zjarrit disa herë, ato janë rindezur sërish.

Deri më tani në ndihmë të Shërbimit Zjarrfikës kanë shkuar strukturat e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor ndërsa nga Shtabi i Emergjencave Civile nuk është ndërhyrë akoma. Sipas komandantit të Shërbimit Zjarrfikës në Bulqizë, Benard Kurti bëhet me dije se nga Shtabi i Emergjencave Civile janë shprehur se do të ndërhyhet nga ajri, sapo të vihen nën kontroll zjarret në zonat e tjera të vendit, që janë edhe më problematike.

Deri më tani, në vatrat e shfaqyra në zonën e Bulqizës, Kurti bën me dije se janë jashtë kontrollit, kjo për disa arsye: Së pari terreni shumë i vështirë për të ndërhyrë, si me mjete, por edhe me forcat këmbësore. Së dyti edhe për shkak të përhapjes se madhe të vatrave, që jua bën të pamundur vënin e tyre nën kontroll.

/bulqizaime.al/