Shupenzë, vritet me kaçavidë një 26-vjeçar

4439
Foto ilustruese nga njësia administrative Shupenzë. Foto: Bulqizaime.al

Një 26-vjeçar mbeti i vrarë pas një konflikti në Homesh të Shupenzës. Viktimë ka mbetur Dritan Manjani, pas goditjeve me kaçavidë nga autori i krimit, Dorjan Dema.

“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

26-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa arrestimi i autorit nga Policia u bë disa orë më vonë.

Nuk dihen arsyet pas këtij konflikti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.