Shtyrja e regjistrimit të partive dhe koalicioneve? KQZ: Kërkesa nuk ka bazë ligjore

304

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve.

Kreu i KQZ-së, Denar Biba, tha se kërkesa nuk ka bazë ligjore, dhe për të nuk duhet marrë vendim.

Propozimin e tij e pranuan të gjithë anëtarët e KQZ-së.

“Referuar nenit 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor afati pë regjistrimin e partive si subjekt zgjedhorë është “jo më vonë se 70 ditë nga dita e zgjedhjeve” dhe afati për regjistrimin e koalicioneve është “jo më vonë se 60 ditë nga dita e zgjedhjeve”.

Afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore përmbushet më datë 19.04.2017. Kërkuesit janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik të vendit në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18.06.2016”, thuhej në relacionin e projektvendimit që ka hartuar administrata e KQZ-së.

Replikat në KQZ

Eridian Salianji (PS):  Ne kemi kërkuar shtyrjen e afatit disa ditë. Nuk cenohet kushtetuta për zhvillimin e zgjedhjeve në 18 Qershor. Afati nuk është i ngurtë. Në një situatë normale duhet të respektohet nga palët, por sot nuk është situata normale. Opozita dhe pozita janë duke negociuar për procesin zgjedhor. Për ne më e rëndësishme është që në 18 qershor të jenë të gjitha palët. Deri në 28 prill që kërkohet shtyrja nuk cenohet procesi zgjedhor. Koalicioni ynë është i konfiguruar, por meqë koalicioni opozitar nuk është regjistruar, kërkojmë këtë kohë nga KQZ.

Ivi Kaso (PD: Fjalimi i Salianjit ishte për në Parlament, por jo për në mbledhjen e KQZ-së. Problematika sot është shqetësuese. Edhe ndërkombëtarët e dinë këtë. Opozita është e detyruar të qëndrojë jashtë procesit zgjedhor që parashikohet të mbahet në 18 qershor. Shprehja e dashamirësisë nga maxhoranca ku i kërkohet mirëkuptim edhe KQZ-së për të drejtat e opozitës. Të drejtat e opozitës nuk janë dhuratë nga maxhoranca. Këto të drejta janë të garantuara në kushtetutën e vendit.

Eridian Salianji (PS): Ne kerkojme qe KQZ te mbaje qendrim vetem per afatin. Juve si KQZ u cenon shtyrja e afatit te regjistrimeve te koalicioneve procesin zgjedhor? Kjo eshte per ju si KQZ. I garantoni ju zgjedhjet e lira nese shkelet ky afat nje javor?

Ivi Kaso (PD): Cenim eshte cfaredoll shkelje e kodit. Nuk ka cenim me te rende qe mund ti behet procesit sesa cenimi i besueshmerise se KQZ-se.