Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se afati për regjistrimin e pronarëve përfitues do të shtyhet deri në 30 qershor.
Gjatë fjalës së saj në seancë parlamentare, Denaj bëri me dije se afati i vjetër deri më 31 mars nuk ishte i mjaftueshëm, prandaj dhe u zgjat më tej.
Ajo thekson se bizneseve i jepet kohë të finalizojnë procesin që kryhet për herë të parë pa sanksione.
Parlamenti miratoi në korrik 2020 ligjin për ‘Pronarët Përfitues’, i cili synon të bëjë transparent të gjithë pronarët e kompanive dhe organizatave që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.
Ligji do të zbatohet për të gjitha bizneset/kompanitë dhe organizatat jofitimprurëse që janë në Shqipëri ose që kanë degë të tyre në vendin tonë. Ai erdhi si rekomandim i Money Val për të parandaluar pastrimin e parave në Shqipëri.
Çdo pronar përfitues duhet të rregjistrojë pranë QKB çdo pronar të tij apo anëtar bordi, në të kundër do të gjobitet nga QKB.