Shkarkohet administratori i Klubit të Futbollit Burreli

409

Kastriot Rama që mbante detyrën e administratorit të Klubit të Burrelit, prej ditës së martë nuk do ta mbaj më këtë detyrë.

Vendimi për shkarkimin e tij është firmosur nga kreu i asamblesë së përgjithshme të këtij ekipi dhe njëkohësisht edhe kreu i bashkisë Burrel, Nezir Rizvani.

Motivacioni i shkarkimit ka qenë për performancë të dobët në administrimin e këtij ekipi.

Por ish-administratori deklaroi se kjo nuk është arsyeja e vërtetë, por fakti se ai nuk ka teleruar që ekipi të kishte një paraqitje më të dobët me ekipin e Kamzës në ndeshjen e pak ditëve më parë.

/bulqizaime.al/

Sport Klub Burreli