Ditën e sotme një sherr mes punonjësve të bashkisë Dibër ndodhi në mbledhjen që po zhvillohej në orët e para të mëngjesit. Kryebashkiaku Muharrem Rama u shpreh se shkak i sherrit janë pikërisht anëtarët e PDIU-së të cilët kanë përdorur shkopinj bejsbolli. Por nënkryetari i bashkisë jep tjetër version pyetur nga “Fax News”.
Olti Cani shprehet se Muharrem Rama nuk ka zbatuar marrëveshjen e arritur para zgjedhjeve. Sipas tij drejtori i Burimeve njerëzore Drini Mataj, ka shkarkuar punonjës të PDIU-së. Mataj është nga Tepelena me orgjinë dhe sipas tij drejtori i ri është sjellë nga njerëz të lidhur me krimin.
“Me ishim mbështetja kryesore e Muharrem Ramës, kur të gjithë e lanë në baltë. Ne jemi mbështeja kryesore e kryetarit aktual, është konfirmuar me votat tona, po e theksoj me votat tona.
Kanë fituar me 10 mijë vota plus. Ne kemi pasur një marrëveshje me të, po pas fitores Muharremi u deh nga fitorja. Jemi 10 mijë votues dhe kemi kërkuar takim me kreun e Bashkisë, njerëzit kërkuan sqarim për Muharrem Ramën. Unë kam qenë në zyrë se drejtori i ri që kishte ardhur merrte mungesat.
Ky ka sharë njërin nga ne, ka thënë ‘’që unë kam ardhur që t’iu bëj dibranëve, pika, pika”. E po të vijë një njeri nga Tepelena dhe të na ofendojë ne këtu në Dibër. Unë nuk jam në kërkim, pasi fola me drejtorin e Policisë dhe jam i gatshëm që të dëshmoj për gjithçka”, është shprehur nëndrejtori.
Kujtojmë që nga sherri në Bashkinë Dibër kanë mbetur të plagosur tre persona mes tyre dhe Drejtori i Burimeve Njerëzore Drini Mataj. Po ashtu i plagosur ka mbetur dhe bodyguard-i i tij Hektor Daci si dhe punonjësi tjetër i Bashkisë, Erjon Doka.
BURIMI: politiko.al