“Shakaja e Spahiut”: Jo blerjes së zgjedhjeve

388

Deputeti i Dibrës Përparim Spahiu ka qenë veçanërisht i ashpër në deklaratat e tij politike në lidhje me Zgjedhjet që po vijnë.

“Nuk kemi ndërmend të japim zgjedhjet me koncesion” nënvizoi ai.

“Sepse zgjedhjet janë një pronë e patjetërsueshme e shqiptarëve dhe vota nuk ka çmim!” tha më tej ai, në takimin e radhës me strukturat e LSI në Dibër.

Duke adresuar akuza shumë të rënda për Qeverinë Rama, ai shton:

“Nuk e ndërtuan Rrugën e Arbërit dhe futën si kompensim hashashin në trojet e Arbërit! Ky është një dështim spektakolar!”

“LSI do ta rikthejë Fondin e Zhvillimit, në një fond të vërtetë zhvillimi të të gjithëve!” paralajmëroi Spahiu.

“Sepse ne duam zhvillim dhe jo hashash!” goditi ashpëri ai.