Parlamenti shqiptar do të mblidhet të hënën pas dite në një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku pritet të ngrihet Komisionit ad-hock, që miraton anëtarët e institucioneve të vettingut. Anëtarët e komisionit do të zgjidhen prej listës së dorëzuar nga Avokati i Popullit dhe kontrolluar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.
Sipas ligjit “Brenda tre ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret formale, listës së kandidatëve, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale dhe listës së rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kuvendi krijon një komision ad-hoc me gjashtë anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare”, transmeton rtsh.al.
Bojkoti i parlamentit nga opozita e djathtë ka vënë në dyshim miratimin e komisionit ad-hock. Sipas disa analistëve proçesi i reformës në drejtësi, nuk mund të bllokohet, pasi sipas tyre një pjesë e opozitës do të të jete e pranishme në parlament. Fjala është për deputetët e PDIU. Por nga ana e saj PD ka deklaruar kjo parti nuk është në oozitës pasi ajo është pjesë e mazhorancës dhe përfaqësohet në kabinetin qeveritar.