Reagon PD Bulqizë pas editorialit të bulqizaime.al

460

Kreu i Partisë Demokratike, dega Bulqizë, Defrim Fiku ka reaguar pas editorialit të bulqizaime.al. Reagimin e tij e gjeni të plotë më poshtë:

“Fajin e ka përsëri opozita”

STATUSI I MINATORIT!

Ky është një problem i kahershëm, i premtuar nga politika në çdo palë zgjedhje. Por mendoj që sot, më shumë se kurrë është momenti më i përshtatshëm që nëpërmjet Çadrës së Lirisë të gjithë së bashku të mbështesim kauzën e drejtë dhe të merituar, jo vetëm për minatorët e Bulqizës, por të të gjithë Shqipërisë.

Për këtë problem ka diskutuar në parlament edhe deputeti i zonës, z. KETA nga Kryetari dhe zv.kryetari i degës së PD-s z. Isaku, janë bërë përpjekje me sindikalistë, specialistë dhe punëtorë të minierës, por frika mposht gjithçka. Ajo ka lindur bashkë me njeriun. Kjo qeveri nuk po e përdor pushtetin vetem për të dhunuar punonjësit e administratës dhe institucionet për qëllimet e saj, por edhe sindikatat, të cilat duhet të jenë në ballë të protestave për të mbrojtur interesat e minatoreve që për vite me radhë kanë punuar dhe jane sakrifikuar, por me sa duket edhe këta të fundit nga frika, kanë zgjedhur heshtjen në vend të zgjidhjes së problemit.

Këta njërëz që ia kanë kushtuar dhe po i’a kushtojnë jetën minierës unë personalisht i njoh nga afër, pi kafe dhe rri me ta çdo ditë dhe e di shkallën e vështersisë që ato kanë. Për shumë prej tyre i di hallet dhe problemet, gjithashtu e njoh edhe shpirtin e tyre fisnik. Gjej rastin t’ju bëj thirrje edhe “pronarëve” të tyre të jenë sa më të kujdesshëm dhe të jenë sa më pranë tyre për hallet që ata kanë.

Leku, miqtë e mi, nuk është vetëm shërbetor i mirë, por edhe padron i keq. Unë si Kryetar i Deges së PD-s Bulqizë, ju jap fjalën dhe ju premtoj se do të bej maksimumin dhe do të jem në mbështetje për çdo problem tuajin që është i drejtë. Gjithashtu në lidhje me Statusin e Minatorit do të informoj me shkrim, liderin e opozitës z.Basha, që qeveria e ardhshme, të plotesojë kërkesat tuaja të drejta dhe legjitime. Përshëndetjet më të përzemërta per ju…

*Bulqizaime.al ka bërë vetëm redaktimin nga ana gjuhësore të teksit në origjinal