Reagimi i PD dega Bulqizë: Alla të largohet nga bashkia, lidhjet e tij me drogën janë të njohura

4059
Defrim Fiku, kreu i PD dega Bulqizë. Foto: PD

Nga Defrim Fiku – Kryetar i PD dega Bulqizë

Reagim i PD (dega Bulqizë), pas skandalit të krybashkiakut dhe kryetarit të PS (Bulqizë) Lefter Alla, si përdorues i drogës.

“Shih dhe shkruaj!”- thotë një sentencë mençurie, kur gjërat dalin sheshit. Ky është realiteti i zi i Rilindjes së Edvin Ramës dhe i Lefter Allës në Bulqizë.

Në qytetin dhe rrethin më të varfër të republikës, por me pasuritë më të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, si Bulqiza, është përqëndruar oligarkia financiare- kriminale më e madhe e vendit, pasi Bulqiza është dhe burimi i vazhdueshëm i përfitimit ekonomik në të katër stinët, ndryshe resurseve të tjera që ka vendi.

Banda shtetërore me lidhje të drejtperdrejta qeveritare, tashmë e ka në duart e veta të ndyra të grabitjes, gjithçka ofron ky vend. Pas 30 qershorit të vitit të kaluar, me zgjedhjet monopartiake, pasuritë e Bulqizës, burimet jetësore, fatet e njerëzve të varfër, u përqëndruan në duart e një oligarku, i njohur si njëri nga oligarkët, që ka shfrytëzuar dhe shfrytëzon mijëra ton krom, sepse ky zotëri (Lefter Alla), ka në pronësi disa miniera kromi, pa harruar tenderat tradicionalisht të Bashkisë së Bulqizës (sa për kujtesë, kryebashkiaku i kaluar i Bulqizës ka qenë daja i kryebashkiakut të sotëm, i cili u bë i njohur së fundmi si përdorues i drogës).

Kryebashkiaku Lefter Alla, ndërkohë dhe kryetari i PS (Bulqizë), të mos demonstrojë e shesë moral dhe ndershmëri para qytetarëve të Bulqizës e shqiptarëve, pas diskretitimit kombëtar të sotëm, sepse precedentët e lidhjeve të tij me drogën janë të njohur, pasi për lidhje të vazhdueshme me drogën njihet vëllai i tij, ndërsa djali i tij është arrestuar për lëndë narkotike. Lefter Alla të ulë kokën dhe të largohet nga Bashkia, ky pozicion publik, si gjëja më e vogël prej qytetari, që ai mund të bëjë. Këmbëngulja e tij për të qeverisur dhe pas këtij skandali Bashkinë e Bulqizës është logjika e Edvin Ramës, të cilën ai ka demonstruar që ditën e parë që ka ardhur në pushtet.

Lefter Alla duhet të harrojë, se e lehtëson maskaradën e tij, sulmi pa logjikë, pa fakt, pa arsyetim, pa etikë, pa moral drejtuar Partisë Demokratike dhe opozitës. Në përdorimin publik të drogës nuk e ka çuar Partia Demokratike, as “SHQUP-i”, i cili me një “stil” prej primitivi dhe analfabeti, përpiqet të bëjë “heroin”, se ky paska pastruar korrupsionin në Bulqizë, se ka sjellë ‘messin- ë’, njeriun e ndershëm, që punon për njerëzit. Jo, jo, o Lefter Tenderi, ti e din se për ty ka legjendë urbane në Bulqizë, si përfitues i pandershëm tenderash!

Rilindjes dhe oligarkisë në Bulqizë nuk iu mjaftuan galeritë minerare, nuk iu mjaftuan shfrytëzimi barbar i shtresës së varfër, por tashmë, kur gjithë pushtetet i ka përqendruar në duart e veta, po shfrytëzon barbarisht duke përfituar çdo tender që bëhet nga qeveria dhe pushteti vendor për çdo sektor, çdo rrugë, çdo shkollë e qendër shëndetsore, për çdo kanal e ujësjellës; ajo po kalon në duart e oligarkëve çdo burim financiar, çdo burim hidroenergjitik.

Në Bulqizë oligarkia, përveç pasurive dhe të ardhurave, tashmë kërkon të përpijë dhe dinjitetin njerëzor. Kryebashkiaku, njëherësh dhe kryetari i PS (Bulqizë), është vetëm njëri nga faktet kokfortë, pse PDSH- ja e ka konsideruar njërin nga oligarkët e korruptuar, me të cilët Edvin Rama ka ngritur strukturën e një shteti vandalësh dhe të korruptuar. As Lefter Alla s’mund të ishte ndryshe të parit të tij. Populli nuk thotë kot:” Katundi që duket, nuk do kallauz!” Populli pa me sytë e vet, me foto e video Lefter Alla!