Në qytetin e Gjirokastrës po zhvillohet aktiviteti për ditën e Europës, ku i pranishëm është dhe kryeministri Rama. Në fjalën e tij Rama foli mbi rëndësinë e qytetit të Gjirokastrës, më pas për zgjedhjet në Francë ku shpresoi që afirmohet Europa që duam dhe më pas komentoi dhe mbi aktualitetin politik, ku shpresoi se 18 qershori të konfirmojë rrugën drejt Europës.
“Në një muzg të ngjashëm me këtë të sotmin vjet na gjeti në Shkodër dhe sonte në Gjirokastër edhe pse jo tamam dita se është me 9 maj por përkujtimi i kësaj dite kaq të shënuar për Evropën dhe njerëzimin. Njësoj si shkodran edhe Gjirokastra që Ismail kadareja e ka pagëzuar qytetin më të pjerrët kanë të njëjtën lëndë të identitetit tonë evropian.
Kjo pjerrësi lidhet edhe sot me pjerrësinë ku ndodhet gjithë Evropa. Gjirokastra është vendbanim i lashtë ilir, vatër e çmuar e trashëgimisë.
Në Shkodër folëm për rrezikun që i kanoset kontintetit për populizmin dhe sot në Francë sot ka heshtje zgjedhore dhe dy kandidatura të kundërta. Një për të ecur përpara dhe tjetra për tu kthyer 400 vite mbrapa. Shpresoj që sondazhet të mos gabojnë dhe nesër të flasim për afirmimin e Evropës që duam.
Unioni evropian një ngrehinë e papërkyer. Evropa përjeton gjeneratën e parë që s ka njohur asnjë luftë dhe kjo është dhe BE një nga arsyet. Si Evropa dhe Shqipëria janë në udhëkryq. Nevoja për Evropën ka përmirësuar marrëdhënia në rajon.
Ngritja e mureve për të lënë jashtë vendet jo alternative. Nevoja për BE na ka sjellë në një fazë të re të rajonit. Ballkani ka nevojë më shumë se kurrë për Ballkanin dhe besoj që BE ska pasur kurrë më shumë se sot nevojë për Ballkanin. Edhe ne sot në Shqipëri jemi në udhëkryq, duhet vullnet për drejtësi të re. Pengesa dhe barrikada për zbatimin e reformës në drejtësi. Në këtë udhëkryq do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara.
Do fitojë Evropa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj nga frika dhe tmerri për drejtësi. Kjo është sfida për të cilën jemi të përkushtuar, shpresojmë dhe që kjo periudhë e brendshme politike shpresoj ta kalojmë. Udhëkryqin politik ta kapërcejmë me njerzillek. Ne do ja dalim siç jam i bindur që me 18 qershor qytetarët do të japin një mesazh që rruga jonë është europa dhe nuk mund të shtyhet më tepër në kohë”, tha Rama.