Kryeministri Edi Rama, në tubimin elektoral me simpatizantë tek “Piramida” në Tiranë, ka zbutuar tonet kundrejt Partisë Demokratike pas arritjes së marrëveshjes me Lulzim Bashën.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se sot fituan socialistë dhe demokratë.
Për shefin e qeverisë, sot është një ditë e gëzuar për votuesit demokratë pasi më 25 qershor do të kenë mundësinë të votojnë.
“Në 25 qershor do fitojë PS por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, sot kanë fituar socialistët dhe demokratët, nejrëzit e zakonshëm të këtij vendi që më në fund po shikojnë dritë në fund të tunelit dhe po ju jepet mundësia që të dalin nga kthetrat e prokurorëe dhe gjykatësve të korruptuar.
Sot ne çelim një epokë të re, me edhe më shumë bindje se ne dimë të udhëheqim, të bëjmë kompromise, por nuk duam që kompromiset t’i bëjmë në kurriz të kushtetutës dhe gjithë shqiptarëve pa dallim. Fushata elektorale zyrtarisht do të fillojë me 1 javë vonesë. Edhe ata janë të gëzuar, kanë të drejtë të jenë të gëzuar (ovacione nga turma “uuuuu”)….lëre more uuuu-në. Edhe për ata u hap një rrugë e re”, tha Kryeministri Edi Rama.