Rama: Rruga e Arbrit do të nisë brenda muajit shtator

424

“Rruga e Arbrit do të nisë brenda muajit shtator”. Ky ishte premtimi i kryeministrit Rama para banorëve të Dibrës gjatë takimit elektoral që zhvilloi pasditen e sotme.

Kryeministri deklaroi se financimi është gjetur dhe tashmë ka mbetur vetëm mbyllja e kontratës për nisjen e punimeve.

“Rruga e Arbrit do të nisë nga puna me të përfunduar kontrata, procedura është drejt përfundimit dhe brenda një periudhë të shkurtër do të hapim kantierin e rrugës.

Jo një vit, por brenda shtatorit do të fillojmë punën, kemi projektin dhe financimin dhe kompaninë që ka ofruar dhe sapo të mbyllim kontratën do të jemi këtu për t’i dhënë fund kësaj historie pa fund.

Brenda 4 viteve të ardhshme Dibra do të jetë e lidhur me Tiranën dhe zhvillimi i saj do të marrë një hov të madh” – deklaroi ai.