Rama: Rruga e Arbërit, përfundohet brenda tre vitesh

583

Kryeministri Rama, ftuar në emisionin “Të Paekzpozuarit”  në News 24 ka deklaruar se Rruga e Arbërit do të përfundoj brenda tre vitesh.

Kjo do të ndodh me formulën e partneritetit publik privat, PPP dhe kostoja do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit.

Sipas Ramës, kostoja e rrugës do shlyhet brenda 10 vitesh dhe do të merret përsipër të ndërtohet nga një kompani shqiptare.

Gjithashtu Rama deklaroi se kontrata me Kinezët nuk u arrit të nënshkruhej, pasi parashikonte një kosto të papërballueshme për Shqipërinë.

Deri më sot që flasim, asnjë makineri nuk është shfaqur për të filluar punën për pjesën e mbetur të Rrugës së Arbërit.

/bulqizaime.al/