Rama: Partitë e vogla, po zaptojnë institucionet për vende pune

303

Kryeminsitri Edi Rama ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Beratit. Edhe pse ai është treguar i kujdesshëm, duket se ditët e fundit po ashpërson tonet kundër LSI-së. Rama ka thënë se PS e kërkon e vetme timonin e qeverisjes pasi nuk duhet të pengohet nga parnerët që “lëvizin timonin sa herë që tremben nga reformat”.

“E duam timonin të vetëm, dhe pa të tjerë që mbajnë njërën dorë në timon, dhe e lëvizin timonin sa herë kanë frikë nga ndonjë reformë”, tha Rama.

Kryeministri ka shkuar edhe më tej kur tha se gra socialiste janë hequr nga puna pasi u është bërë presion të ndryshojnë parti, duke nënkuptuar se presionet kanë ardhur nga LSI.

“Kam mbyllur gojën përballë dëshmive të jo pak grave se janë socialiste, dhe kanë dashur të jenë pjesë e PS dhe nuk kanë dashur të ndryshojnë partinë për të mbajtur vendin e punës. Do thoni ju po pse keni mbyllur gojën? Po sepse ka një logjikë më të madhe, që është mbajtja e bashkuar e koalicionit për të bërë gjithë ato reforma të rëndësishmë që nuk bëheshin dot, por ama kësaj historie duhet t’i vijë fundi. Dhe kësaj historie i vjen fundi nëse gratë dhe vajzat të gjitha së bashku i japin votën e besimit PS-së”, tha Rama.

Rama i’u përgjigj edhe akuzave të LSI për ligjin e arsimit të lartë. Rama tha se askush “nuk e do ligjin për arsimin e lartë”, ndërsa u ndal edhe tek portali i rekrutimit të ëmsuesve që sipas tij është histori suksesi që eliminoi abuzimet me punësimet.

Kryeministri u ndal edhe tek suksesi i qeverisjes në këto 4 vite, miratimi i reformës në drejtësi, një sukses që sipas tij i atribuohet këmbënguljes dhe vendosmrisë së PS.

“Asnjëherë nuk kisha parë 120 kartona jeshilë të ngritur lart, dhe saliu e të tjert me kokën poshtë. Të votosh pro dhe të vajtosh, ata kam parë. Vettingun e votuan si Çeço”, tha ai.