Rama: Data e zgjedhjeve nuk negociohet

356

Pas mbledhjes me kreun e PD-së, dhe Presidentin Nishani, kryeministri Rama ka patur një takim me kandidatët për deputet. Në takimin e mbajtur në Xibrakë bëhet me dije se kreu i selisë rozë është shprehur se data e zgjedhjeve është e panegociueshme dhe pjesëmarrja në këtë proces duhet të jetë masive.

”Procesi i pastër zgjedhor, pjesëmarrje masive, nuk duam vota që nuk janë tonat. Vjen apo nuk vjen PD ne duhet të jemi njëlloj të motivuar”, mësohet të ketë thënë kryeministri. Po ashtu Rama ka thënë përpara kandidatëve për deputetë se PS nuk do të lejojë asnjë abuzim.