Qytetari: Raportoj për zjarr tek mbetjet në Bulqizë, Shërbimi Zjarrfikës më thotë se nuk kemi ujë

493
Në foto: Venddepozitimi i mbetjeve në Qafë të Buallit, Bulqizë

Menaxhimi i mbetjeve në Bulqizë është një problem shumë i madh për qytetin, por që thuajse është lënë jashtë investimeve.  Në kategorinë TI RAPORTO të bulqizaime.al është deklaruar nga një qytetar se ka telefonuar në Shërbimin Zjarrfikës në Bulqizë për djegien e mbeturinave në Qafë të Buallit, duke shkaktuar një ndotje shumë të madhe për qytetin.

Por sipas qytetarit nga Shërbimi Zjarrfikës i është deklaruar se nuk kanë ujë që të ndërhyhet për fikjen e zjarrit. Qytetari deklaron se një veprim i tillë bëhet me urdhër të kryetari të bashkisë Bulqizë, me qëllim që të digjen sepse situata mund ti dalë jashtë kontrollit nga sasisa e mbetjeve.

“Nëse një qytetar telefonon numrin 128 të zjarrfikses për të raportuar zjarrin në Qafë Buall, fillimisht nuk ta hapin, pastaj të kërkojnë emrin dhe mbiemrin dhe më vonë të merr në telefon shefi i zjarrfikses, duke u justifikuar se nuk kemi ujë per ta shuar, pasi duhen shumë makina.

Nesë unë insistoj sërish dhe ja bëj të ditur se do të ankohet, shefi zjarrfikses deklaron se ka urdhër që mos të shkoj për ta fikur atë zjarr edhe pse tymi është shumë problem për banorët” –deklaron qytetari për bulqizaime.al.

Në foto: Venddepozitimi i mbetjeve në Qafë të Buallit, Bulqizë

Por nga Shërbimi Zjarrfikës hidhet poshtë një gjë e tillë, ku në reagimin për bulqizaime.al bëhet me dije se djegia e mbeturinave është një problem shumë i madh. Sipas Shërbimit Zjarrfikës, nëse mbeturinave ju vihet flaka është shumë e vështirë të fiket pasi ato digjen nga poshtë dhe sa do që të hedhësh ujë, një gjë e tillë nuk ka rezultat.

Por këta të fundit deklarojnë se pasi janë vënë në dijeni nga qytetari në fjalë, rreth orës 16 të ditës së enjte datë 04 tetor 2017 është ndërhyrë. Nga Shërbimi Zjarrfikës deklarohet se ata kanë ndërhyrë edhe herë të tjera në vend depozitimin e mbetjeve në Qafë të Buallit për shuarjen e zjarrit por pa rezultat.

Në një investigim të Citizens Channel rezulton se bashkia e Bulqizës, vetëm qyteti, sasia e mbetjeve e prodhuar për banor është afërsisht 182.5 kg, ndërsa sasia totale vjetore për qytetin arrin në 3650 ton në vit. Kjo bashki nuk ka një leje mjedisore për vend depozitimin e mbetjeve në Qafë të Buallit, që është jashtë çdo standardi.

https://www.facebook.com/citizenschannel/videos/1773287469641674/