Ministria e Arsimit ka bërë publike datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021, oraret për secilin provim si edhe kriteret e vlerësimit në bazë të pikëve.
Në një vendim të Ministrisë së Arsimit bëhet me dije se provimi i parë është i Gjuhës së Huaj dhe do të zhvillohet në 3 qershor 2021, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi më 7 qershor, Matematike 11 qershor dhe provimi me zgjedhje 15 qershor 2021.
Ministria sqaron se provimet e Maturës nisin në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
“Testi për secili nga provimet e Maturës Shtetërore 2021 vlerësohet me 60 pikë. Maturantët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2021 i rijapin provimet në sesionin e dytë”, bën me dije Ministria e Arsimit.