Ditën e sotme kryeministri Edi Rama kaloi pranë çadrës së protestuesve. Protestuesit e opozitës e morën këtë si ofendim dhe provokim duke e ofenduar me fjalë banale.
Pas kësaj protestuesit janë mbledhur përpara lokalit ku Kryeministri po pi kafen.
Kryeministri Edi Rama është larguar nga dera e pasme e restorantit, pranë çadrës së opozitës ku po drekonte me bashkëshorten dhe djalin e vogël.
Kryeministri u largua i shoqëruar nga dhjetra policë dhe me makinën e tij që e priste tek dera e pasme e restorantit. Edhe pse në largësi, protestuesit e qëlluan me vezë dhe mollë të kalbura dhe në këmbim morën një tjetër provokim nga Kryeministri, një përshëndetje.
/bulqizaime.al/