Prezantohen shefat e rinj që do të marrin nën drejtim Komisariatin e Policisë Dibër dhe Mat. Prezantimi para punonjësve të policisë u bë nga Drejtori Vendor i Policisë Dibër, Edmond Tarkaj.
Kryekomisar Aldi Mema emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat, ndërsa Komisar Gazmend Demrozi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Në fjalën e tij, Tarkaj e vuri theksin tek impulsi i ri për punën e policisë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
“Shpreh besimin se keto ndryshime do ti japin një impuls të ri punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe ju kërkoj integritet dhe seriozitet të plotë jo vetëm të tuajën, por edhe të gjithë vartësve për t’u angazhuar në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.”, u shpreh Tarkaj.
Mema dhe Demrozi zëvëndësojnë në detyrë, ish-shefin e Komisariatit Dibër z. Zija Sulaj dhe atë të Matit z. Henerigert Mitri.
/bulqizaime.al/