Presidenti i ri/ Komisioni i Ligjeve: Nuk kemi asnjë kandidat, e mbyllim raundin e parë

353

Komisioni i Ligjeve është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar kandidaturat për Presidentin e ri të Republikës.

Asnjë emër nuk ishte paraqitur për kandidaturë. Kështu që, raundi i parë për kandidaturat për President është djegur.

Kryetarja e këtij komisioni Vasilika Hysi sqaroi se kandidatët për President do t’i nënshtrohen ligjit të Dekriminalizimit.

Ajo saktësoi gjithashtu se raundi i dytë për kandidaturat duhet të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë prej sot.