Duke filluar prej ditës së martë datë 7 mars 2017 fillon nga puna portali bulqizaime.al. Ky portal do të ketë në qendër të informacionit që do të përcjell zonën e Bulqizës, por jo vetëm. Bulqizaime.al do të mundohet të ketë një shtrirje rajonale në raportim pa harruar edhe shqiptarët e Dibrës së Madhe që do të kenë një kategori më vete.
Nën moton “portali qytetas” bulqizaime.al do të përcjell zhvillimet më të fundit nga rajoni i Dibrës ku profesionalizmi në dhënien e lajmit qëndron mbi të gjitha. Kush zgjedh të informohet me bulqizaime.al do të mund të gjej edhe zhvillimet më të fundit nga vendi, bota dhe rajoni.
Bulqiza ime nuk është një emër i panjohur për audiencën bulqizake, pasi që prej majit 2015 ka vepruar në rrjetin social Facebook e tani merr një dimension të ri. Duke qenë një faqe lokale, Bulqiza ime është munduar të nxjerr në pah problemet me të cilat përballet ky qytet, por jo vetëm edhe një promovuese e turizmit dhe vlerave më të mira të një zone si traditën, kulturën etj.
Një linjë e tillë do të vazhdoj edhe me bulqizaime.al ku zëri qytetar qëndron mbi të gjitha.
Një zë të rëndësishëm në këtë portal do të kenë komentet, opinionet apo idetë e atyre që bulqizaime.al duan ta shohin si një dritare ku mund të shprehen lirshëm.
Jo vetëm kaq, ky portal do të mundohet të jetë promovuesi më i mirë i turizmit, kulturës dhe vlerave humane që mbart zona e Dibrës. Ku promovimi i turizmit do ketë një peshë të rëndësishme.
Ky portal do mundohet të kthehet në një dritare ku gjithsecili merr shërbimin që kërkon. Kjo pasi bulqizaime.al do të ketë një kategori ku do mund të gjeni informacion për linjat e transportit ndërqytetas dhe shërbime të ndryshme që ofrohen nga institucionet publike dhe operatorët privat që operojnë në rajonin e Dibrës.
Çdo kush mund të bëhet pjesë e lajmit, duke raportuar për bulqizaime.al në kategorinë TI RAPORTO, me foto, video dhe tekst. Por edhe mund të na shkruajnë për vërejtje, sugjerime që mund të kenë për punën tonë në format tona të kontaktit.
Bulqizaime.al, portali qytetas…