“Po mundëm Italinë do jem njeriu më i lumtur në botë”

408

“Nëse e mundim Italinë do të jem më i lumturi në botë”. Kështu është shprehur trajneri italian që drejton Shqipërinë, De Biasi 24 orë para sfidës që do të luhet në Palermo në 20:45 për eliminatorët e Botërorit të Rusisë.

“Do të luajmë për të fituar pavarësisht kundërshtarit. Nëse e mundim Italinë, do të jem më i lumturi në botë” deklaroi De Biasi.

Ndërsa trajneri italian Ventura para ndeshjes deklaroi se “Shqiptarë ka kudo, do të ketë edhe në Palermo.

Shqipëria do kundërsulmojë, ndeshja e vështirë. Pres një Shqipëri që do të luaj në mbrojtje” përfundoi ai.