Përplasje ndërmjet LR-PDSH në Dibër për zgjedhjen e kryetarit të degës

379

Në datë 11 Mars në degën e Dibrës të Lëvizjes për Reforma – PDSH i pranishëm ishte sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Arben Taravari. Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar për të votuar kryetarin e ardhshëm të degës, post që aktualisht e mban Ibrahim Kolari që ka qenë ushtrues detyre.

Pakënaqësitë kanë qenë të shumta me çka edhe mbledhja ka dështuar duke e bllokuar kuvendin dhe duke akuzuar Arben Taravarin për ndërhyrje dhe organizim të klaneve shoqërore që janë jashtë normave të statusit të partisë.

Me një reagim në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe profesori dhe antari i LR-PDSH, Sazan Papraniku:
Deklaroj publikisht DISTANCIMIN tim nga Sekretari i ” pergjithshem” i LR PDSH dr. Arben TARAVARI si njeriun kryeorganizator i klaneve shoqerore afrsie ne degen e Dibres jasht normave statutare. LR PDSH sonte luan rolin e pdsh ndaj PPD e viteve bastarde. Taravari sonte sdin si ta dan fillin ne ” kuvendi zgjedhoer” jasht krejt normave statutare. Drejtuesit e ” kuvendit” sdi se cfar kuvendi eshte: Zgjedhor ( klani i klaneve) apo ” informativ”. Tani politikan te fcb, ju definojeni :….”, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, profesori dibran Sazan Papraniku.

Portali DibraIme.com ka kontaktauar me antarë të kryesisë së LR-PDSH dega Dibër, ku pohuan se Arben Taravari nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje të dëmshme as shkelje statusore, por ka qenë vullneti i shumicës absolute për tu zgjedhur kryetari i degës së Dibrës. Poashtu antarë të kryesisë të LR-PDSH në Dibër kanë pohuar se kryesia qëndrore e LR-PDSH e ka deleguar zgjedhjen e kryetarit antarëve të degës së Dibrës dhe se nuk do bëhet palë por do asistojnë që të kjo situatë të zgjidhet sa më shpejtë për të sjellë frymë të rre dhe ndryshim konform statutit të partisë.

Gjithashtu Portali DibraIme.com mëson nga burime të LR-PDSH dega Dibër se shumica absolute e kryesisë duan ndryshime dhe të sjellin fryme të re në degën e LR-PDSH në Dibër./DibraIme.com