Përfundojnë punimet për lidhjen e traverbangut Shëngjun – Bulqizë

1141
Përfundimi i pinimeve për lidhjen e traverbangut Shëngjun – Bulqizë. Foto: Kujtim Alliu / Facebook

Pas afro tre vitesh punë ka përfunduar lidhja e traverbangut Shëngjun – Bulqizë. Traverbangu me një gjatësi prej 7310 metra ishte planifikuar të ndërtohej që në mesin e viteve ‘80, për të mundësuar menaxhimin e ujërave nëntokësorë të minierës së Bulqizës dhe po ashtu për të lidhur dy pjesë të saj, për të lehtësuar transportin e kromit. Lajmi për përfundimin e punimet është dhënë nga inxhinieri që ka bërë edhe ndjekjen e punimeve për lidhjen e traverbangut Shëngjun – Bulqizë, Kujtim Alliu.

Punimet për lidhjen e traverbangut ngecën për disa vite, ndërsa rifillimi i tyre u njoftuar një herë në prezencë të ish-kryeministrit Sali Berisha në majt të vitit 2013, pasi Balfin Group bleu aksionet e kompanisë koncesionare deri atëherë ACR, dhe sërish në gusht të vitit 2015-të në prani të kryeministrit Edi Rama.  Një vit më vonë, në vitin 2016 qeveria vendosi të zgjasë koncesionin me 10 vjet duke premtuar investime përfshi traverbangun që i zgjasnin jetën minierës.

Ndërtimin i traverbangut “akuzohet” se ka shkaktuar rrëshqitje të tokës në Bulqizë, ku janë dëmtuar disa banesa dhe rruga e Arbërit:

Studimi i Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, i cili nga përpiluesit cilësohet si relacion emergjence që duhet të pasohet nga një studim i thelluar, gjeti po ashtu se ndër faktorët e rrëshkitjes ishte “ndryshimi i drejtimit të ujërave nëntokësorë drejt punimeve minerare” duke veçuar traverbangun dhe gërmimet minerare nga 335-350 metra nën nivelin e luginës. [Kliko këtu për studimin]

Kompania AlbChrome e cila është koncesionari më i madh në minierën e Bulqizës dhe që po bën punimet për traverbankun, mohoi që aktiviteti i saj të ishte përgjegjës për situatën. “Mendimi ynë është se ulja e kores së tokës në një masë të tillë nuk është ndikuar nga ky punim”, thuhet në një përgjigje që ajo i nisi BIRN.

Megjithëse i referohet po raporti të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për llogari të Bashkisë Bulqizë, i cili veçon ndërtimin e traverbankut si një nga faktorët, kompania thotë se studim nuk konstatoi “që aresyeja është traverbangu”.

Ndërkohë, autorët e raportit gjeologjik bëjnë thirrje për një studim të thelluar të rrëshkitjes së tokës në Bulqizë duke nënvizuar se Shërbimi Gjeologjik Shqiptar nuk i ka kapacitet financiare për ta zbatuar. Kjo kërkesë mbështet dhe nga bashkia e Bulqizës, e cila shprehet se i ka kërkuar ndihmë ministrive të linjës.

Kompania AlbChrome nga ana e saj mohoi që faji të ishte i punimeve dhe tha se mendonte që problemi ishte nga mungesa e kanalizimeve. Madje në një email për BIRN ata mohuan që uji i devijuar nga punimet që ata po bëjnë të kishte gërryer shtresa të buta të nëntokës. “Ujërat nëntokësore që dalin në ballin dhe trungun e Traverbangut janë të pastra, pa ndotje me masa torfike apo ranore, janë ujëra te pijshme (përdoren si ujë i pijshëm për Bashkinë e Klosit) dhe për këtë arsye ne mendojmë që hapja e këtij punimi nuk ndikon në sipërfaqe”, deklaroi AlbChrome.

Koncensioni i pjesës më të madhe të minierës së kromit në Bulqizë iu dha nga qeveria në vitin 2001 kompanisë italiane Darfo s.p.a dhe ndërroi disa herë pronësi mes problemeve të shumta, aksidenteve të rënda me humbje jete të minatorëve, grevave të minatorëve dhe akuzave për mungesë investimesh.  Kompania u ble nga BALFIN Group në vitin 2013 dhe ndërroi emrin në AlbChrome.

/bulqizaime.al/