Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar do të zhvillojnë tjetër protestë masive në Tiranë. Protesta do të zhvillohet të shtunën e ardhshme më 13 maj në orën 12:00.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Lulzim Bashës me kryetarët e degëve të PD nëpër rrethe. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe Edmond Spaho, Edi Paloka dhe Arben Ristani, ku u diskutua për orgazimin e protestës së 13 majit.
Kjo protestë do të zhvillohet pas tërheqjes së kandidatit të PS nga Kavaja, vend ku ishte parashikuar protesta e opozitës në rast se mazhoranca do të zhvillonte zgjedhjet e vetme ditën e nesërme.