PD Bulqizë zbarkon në “çadrën e lirisë”

423
Një grup nga dega e Partisë Demokratike Bulqizë i janë bashkuar protestës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Grupi i PD-s Bulqizë ishte i shoqëruar nga kreu i degës, Defrim Fiku zgjedhur në këtë pozicion pak muaj më parë. Në protestën e opozitës, pjesëmarrës ka qenë edhe ish-kreu i Bashkisë Bulqizë tani deputeti i Dibrës, Roland Keta dhe figura të tjera nga Bulqiza.

Pak ditë më parë, në mbledhjen që kreu i PD-s Basha zhvilloi me krerët e degëve në rrethe, u vendos edhe një kalendar se si duhet të ishin të pranishëm në protestë.

/bulqizaime.al/

Top of Form