PD Bulqizë: Votime monopartiake, presion i jashtëzakonshëm ndaj administratës

1909
Parti Demokratike, dega Bulqizë

Parti Demokratike dega Bulqizë, ka reagur për procesin e votimeve të 30 qershorit duke i konsideruar si monopartiake dhe të manipuluara. Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, PD Bulqizë bën me dije se ka pasur presion për të marrë pjesë në votime ndaj punonjësve të administratës publike, familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe punonjësve të nëntokës për të marrë pjesë në votime.

“Të gjithë drejtorët e institucioneve kanë qenë angazhuar në muajin qershor në fushatën elektorale në mbështetje dhe në krah të kandidatit të Partisë Socialiste, të mbeshtetura edhe nga forcat e policisë së rendit. Kryetari i bashkisë, administratorët së bashku me punonësit e tyre, pothuajse lanë çdo shërbim ndaj komunitetit me qëllimin e vetëm për të arritur pjesëmarrjen në votime.” Thuhet në deklaratën shpërndarë për mediat.

Pjesëmarrja në votime:

PD Bulqizë akuzon edhe se në mbi 50% të qendrave të votimit është kryer votim familjar. “Në ora 18:00 nëpërmjet KQZ-së raportuan 6,000 votues, në orën 19:00 raportuan 8,766 votues. Pra kanë arritur të shtojnë afërsisht 2,800 votues. Kjo e konstatuar edhe nga KQZ në raportimet e tyre zyrtare.” Thuhet në deklaratën e PD Bulqizë. Sipas PD Bulqizë, në qendrat e votimit të raportuara nga monitoruesit e strukturave të PD-së kanë shkuar 7,077 persona.

Kryetari i PD Bulqizë, Defrim Fiku akuzoi se diferenca e votave te gjetuara në kutinë e votimit, me të dhënat e marra në terren nga monituruesit e strukturave të PD-së është 1,872 vota.

Burimi: PD Bulqizë